Programet

JRS Kosova është e përkushtuar në promovimin e mirëqenies, dinjitetit dhe shpresës për refugjatët, azil kërkuesit dhe personat e tjerë të zhvendosur me forcë. Ne jemi të pranishëm në qendrën e azilit, në qendrën e mbajtjes dhe atë të pritjes së përkohshme, ku ofrojmë mbështetje psiko-sociale, ndihmë shëndetësore, shoqërim dhe mbështetje të bazuar në nevoja. Në situata emergjente ofrojmë ndihmë humanitare për të adresuar nevojat bazike. Aktivitetet tona me fokus në integrim përfshijnë kurse gjuhe joformale dhe të akredituara, këshillim për karrierën dhe mbështetje për trajnime profesionale, duke ndihmuar individët të zhvillojnë aftësi dhe të lidhen me komunitetin lokal. Në të gjithë punën tonë, vazhdojmë të avokojmë për të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve, si dhe të bëjmë thirrje për mbrojtjen dhe përfshirjen e më të cenueshmëve.