
Puna Jonë
Të ndihmojmë refugjatët dhe personat e zhvendosur me forcë të shërohen, të mësojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre
Puna Jonë në Kosovë
Në zemër të misionit tonë në Kosovë qëndron angazhimi për të shoqëruar dhe shërbyer refugjatëve, azil kërkuesve dhe individëve të riatdhesuar, ndërsa përballen me sfidat e zhvendosjes dhe të ri/integrimit. Përmes pranisë sonë në qendrat e azilit, ato të pritjes dhe në komunitetet lokale, ne ecim krah për krah me ata që kanë përjetuar migrim të detyruar, margjinalizim dhe përjashtim.
JRS Kosova zbaton një gamë të gjerë programesh dhe shërbimesh, duke përfshirë mbështetjen psikologjike e sociale, edukimin, trajnime për aftësim profesional, avokimin dhe lehtësimin e qasjes në kujdes shëndetësor. Këto ndërhyrje hartohen me kujdes në bashkëpunim me aktorët lokalë dhe kombëtarë dhe janë të rrënjosura në përkushtimin tonë të thellë për dinjitet, drejtësi dhe dhembshuri.
Ndërsa puna jonë kërkon planifikim strategjik, partneritete dhe qëndrueshmëri, misioni ynë mbetet gjithmonë i bazuar në lidhjen njerëzore dhe shpresën. Shërbimi ynë reflekton dëshirën për të shoqëruar, për të shërbyer dhe për të avokuar për ata që janë zhvendosur, duke ofruar jo vetëm mbështetje praktike, por edhe ndjenjën e përkatësisë dhe besimit.