Bashkëpunoni me ne

Bëhuni pjesë e misionit tonë

Pse të zgjidhni JRS?

JRS frymëzohet nga udhëheqësia e Papa Françeskut për të vepruar me guxim dhe entuziazëm në misionin tonë për të shoqëruar, shërbyer dhe mbrojtur të drejtat e refugjatëve. Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që t’i mirëpresë, mbrojë, promovojë dhe integrojë refugjatët.

JRS i mirëpret refugjatët përmes programeve tona të shumta mbështetëse dhe promovon përfshirjen sociale duke bashkuar komunitetet pritëse me refugjatët. Në projektet, qendrat e shërbimit, shkollat dhe çdo vend ku jemi të pranishëm, vëmendjen tonë e përqendrojmë në vlerën e mikpritjes.

JRS mbron refugjatët duke u ofruar atyre ndihmë juridike gjatë procesit të ndërlikuar të kërkimit të të drejtave të tyre si refugjatë. Po ashtu, ne avokojmë për rrugë më të sigurta dhe opsione më të mira për ata që largohen nga dhuna dhe persekutimi.

JRS promovon zhvillimin e plotë të refugjatëve përmes programeve tona të edukimit dhe trajnimeve për përmirësimin e jetesës. Ne njohim se refugjatët janë protagonistë të ndryshimit të tyre dhe përpiqemi t’u ofrojmë mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe komunitetin e tyre.

JRS punon për integrimin e refugjatëve përmes të gjitha programeve dhe nismave tona, duke besuar se ata që përjetojnë shërim dhe kanë qasje në arsim, do të kenë mundësi të zhvillohen në vendin e tyre të mërgimit ose të riintegrohen me sukses në vendin e tyre të origjinës.

Çfarë ka rëndësi për ne?

  • Diversiteti – JRS mirëpret njerëz nga të gjitha besimet, kombësitë dhe sfondet kulturore për t’u bërë pjesë e familjes sonë.
  • Barazia gjinore – JRS promovon barazinë dhe diversitetin gjinor në vendin e punës.
  • Etika dhe integriteti – Punonjësit, vullnetarët dhe praktikantët e JRS duhet të mbajnë dhe promovojnë standardet më të larta të etikës dhe sjelljes profesionale, brenda dhe jashtë mjedisit të punës.
  • Respektimi i vlerave thelbësore të JRS – Dinjiteti, Solidariteti, dhembshuria, Pjesëmarrja, Drejtësia, Mikpritja dhe Shpresa.

Çfarë aftësish kërkojmë?

  • Njohuri mbi parimet dhe standardet humanitare.
  • Aftësi për të demonstruar lidership humanitar.
  • Ekspertizë për të siguruar cilësinë dhe ndikimin e programeve.
  •  Kapacitet për të dëgjuar dhe angazhuar në dialog.
  •  Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe me presion të lartë.

Çfarë bëjmë për stafin tonë?

JRS njeh detyrimin e tij etik dhe ligjor për të mbrojtur dhe promovuar mirëqenien fizike, mendore dhe shpirtërore të stafit. Përmes Projektit Global për Kujdesin ndaj Stafit, JRS mbështet dhe fuqizon të gjithë punonjësit tanë për të qenë versioni më i shëndetshëm dhe më i lumtur i vetes.
Duke u bazuar në traditën jezuitë të Cura Personalis – “Kujdes për Personin në tërësi”, ne vlerësojmë dhe respektojmë përvojat, forcën dhe nevojat unike të secilit individ.Projekti Global për Kujdesin ndaj Stafit të JRS mbështetet në katër fusha kryesore: siguria dhe mbrojtja, mbështetja psikosociale, kushtet dhe mjedisi i punës, integrimi i mbështetjes për stafin në politikat dhe strukturën organizative të JRS.