Përmirësimi i jetesës

Në JRS Kosova, përmirësimi i jetesës nuk nënkupton vetëm mbështetje për vetë-mjaftueshmëri ekonomike. Bëhet fjalë për rikthimin e dinjitetit, ndërtimin e besimit dhe krijimin e rrugëve drejt përkatësisë dhe pjesëmarrjes në shoqëri.
Në kontekstin e zhvendosjes dhe riatdhesimit, qasja në mundësi për jetesë bëhet themel për integrim të qëndrueshëm, ulje të varësisë dhe promovim të kohezionit shoqëror.
Refugjatët, azil kërkuesit dhe personat e riatdhesuar në Kosovë sjellin me vete aftësi, njohuri dhe një dëshirë të fortë për të rindërtuar jetën e tyre. Megjithatë, ata shpesh përballen me barriera të mëdha për punësim, përfshirë kufizime ligjore, mungesë të njohjes së kualifikimeve, vështirësi gjuhësore dhe diskriminim.
JRS Kosova mbështet përmirësimin e jetesës përmes një qasjeje shumëdimensionale të fokusuar në:
- Zhvillimin e aftësive: ofrimi i trajnimeve profesionale, kurseve të gjuhës dhe ndërtimit të kapaciteteve të përshtatura për nevojat e refugjatëve dhe të riatdhesuarve;
- Fuqizimin ekonomik: mbështetja e individëve, veçanërisht grave dhe të rinjve, për të përfituar grante të vogla ose për të nisur aktivitete që gjenerojnë të ardhura si qepja, prodhimi i ushqimit apo shërbimet digjitale;
- Rrjetëzimi dhe integrimi: lehtësimi i lidhjeve me biznese lokale, komuna dhe shërbime të punësimit për t’i ndihmuar personat e zhvendosur të hyjnë në tregun e punës dhe të krijojnë rrjete shoqërore dhe profesionale.
Në bashkëpunim me institucionet lokale, aktorët e sektorit privat dhe organizatat e shoqërisë civile, ne avokojmë për të drejtën për punë dhe përpiqemi të ndërtojmë sisteme gjithëpërfshirëse që krijojnë mundësi për të gjithë, pavarësisht statusit. Mbështetja për jetesë nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat: ajo ka të bëjë me rikthimin e ndjenjës së qëllimit, përkatësisë dhe shpresës për një të ardhme me dinjitet në Kosovë.