Avokimi

Në JRS Kosova, avokimi nënkupton të qëndrosh përkrah refugjatëve,azil  kërkuesve dhe personave të riatdhesuar për të siguruar që ata të trajtohen me dinjitet, respekt dhe drejtësi. Kjo përfshin mbështetjen e individëve për të kuptuar dhe ushtruar të drejtat e tyre, si dhe punën për të ndikuar institucionet publike, politikat dhe qëndrimet shoqërore në drejtim të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Avokimi ynë fokusohet në disa fusha kyçe:

  • Qasje në të drejta dhe shërbime: JRS Kosova avokon për procedura të drejta dhe të shpejta të azilit, të drejtën për punë, qasjen në arsim dhe shëndetësi, si dhe të drejtën për strehim adekuat dhe mbështetje për integrim.
  • Mbështetje për raste individuale: Çdo ditë, ekipi ynë mbështet individët që përballen me pengesa administrative apo sociale, duke ndërvepruar me autoritetet përkatëse, duke siguruar përmbushjen e nevojave bazike dhe duke mbrojtur të drejtat e tyre.
  • Ndërgjegjësim publik: Përmes fushatave, komunikimit me media dhe angazhimit në komunitet, ne punojmë për të sfiduar paragjykimet, për të luftuar ksenofobinë dhe për të nxitur empatinë dhe mirëkuptimin midis personave të zhvendosur dhe komuniteteve pritëse.
  • Dialog politik dhe bashkëpunim institucional: JRS Kosova bashkëpunon ngushtë me institucionet shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme, komunat dhe shoqërinë civile për të përmirësuar kornizat e integrimit dhe për të avokuar për politika që pasqyrojnë drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.

Ndërsa puna jonë është e rrënjosur në kontekstin lokal, ne kontribuojmë gjithashtu në avokimin rajonal dhe evropian përmes rrjetit të JRS, duke siguruar që zërat dhe përvojat e personave të zhvendosur në Kosovë të dëgjohen në diskutime më të gjera për migracionin, të drejtat e njeriut dhe përgjegjësinë e përbashkët.