Kujdesi Shëndetësor
Në Kosovë, JRS mbështet refugjatët, azil kërkuesit dhe personat e riatdhesuar në sigurimin e qasjes në shërbimet thelbësore shëndetësore, duke lehtësuar referimet, shoqërimin dhe ndjekjen e rasteve me institucionet publike shëndetësore dhe partnerët përkatës.
Megjithëse sistemi shëndetësor kombëtar, në parim, ofron qasje për të gjithë, barrierat administrative, financiare dhe gjuhësore shpesh pengojnë individët vulnerabël që të marrin kujdes të duhur dhe në kohë. Për të adresuar këto sfida, JRS Kosova:
- Siguron referime për kujdesin parësor dhe atë specialistik, përfshirë edhe shërbimet për shëndetin mendor
- Ofron shoqërim gjatë vizitave mjekësore
- Mbështet transportin drejt institucioneve shëndetësore
- Ndihmon në lehtësimin e qasjes në shërbimet emergjente
- Mbulon kostot bazë mjekësore apo medikamentet kur ato nuk janë të qasshme përmes institucioneve publike
JRS gjithashtu organizon sesione informuese për shëndetin, higjienën dhe kujdesin parandalues, me fokus të veçantë te gratë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike apo probleme të shëndetit mendor. Përmes këtij angazhimi, synojmë të sigurojmë qasje të barabartë në kujdes shëndetësor, të ulim rreziqet dhe të forcojmë qëndrueshmërinë shëndetësore të komuniteteve të zhvendosura dhe atyre në nevojë.